Limaj përkujton 15 maturantët e Malishevës në 14-vjetorin e vdekjes së tyre

14 tetor 2018 | 15:07

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15 maturantët e Malishevës të cilët kishin humbur jetën tragjikisht, derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri.

“Në 14-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Vdekja e tyre ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre por edhe për gjithë shqiptarët.
Lajmi për vdekjen e tyre e pati tronditur gjithë opinionin në përgjithësi, e familjarët e tyre në veçanti. Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Kryetari Fatmir Limaj përkujton 15 maturantët e Malishevës të cilët vdiqën 14 vjet më parë në një aksident derisa po…

Gepostet von NISMA Socialdemokrate am Sonntag, 14. Oktober 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e Astorit, rrëfimi prekës i bashkëshortes Davide Astori nuk…