Limaj përkujton heroin Bahri Fazliu në 22-vjetorin e rënies së tij

07 maj 2020 | 13:10

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar dëshmorin dhe intelektualin e shquar, Bahri Fazliun, i cili ka rënë heroikisht në vitin 1998.

Limaj ka thënë se Bahriu duke qenë nga një familje atdhetare, qysh herët ishte angazhuar në çështjen kombëtare.

“Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtarit të madh, intelektualit e poetit të shquar, Bahri Fazliu. Bahriu duke qenë nga një familje e shquar atdhetare, ai qysh herët ishte angazhuar në çështjen kombëtare. I përjetshëm qoftë kujtimi për Bahriun dhe gjithë dëshmorët e kombit. (Foto nga vizita në familjen Fazliu realizuar një vit me parë)”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stabiliteti politik është kyç për nxitjen e investimeve të brendshme…