Limaj, qytetarëve: Vendoseni maskën dhe mbajeni distancën në mënyrë që ta ruajmë veten dhe të tjerët

07 korrik 2020 | 14:57

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë në përpikëri udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të profesionistëve të fushës në mënyrë që ta kalojnë bashkërisht pandeminë Covid-19, e cila ka prekur të gjithë botën.

Ai ka thënë se ditëve të fundit janë dëshmitarë të rritjes së numrit të të infektuarve nga pandemia Covid-19 dhe rritjes së numrit të të vdekurve nga ky virus.

“Të nderuar qytetarë, ditëve të fundit jemi dëshmitar të rritjes së numrit të të infektuarve nga pandemia COVID-19 dhe rritjes së numrit të të vdekurve nga ky virus. Të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre të prekur nga ky virus, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen me ta. I lus qytetarët që të respektojnë në përpikëri udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të profesionistëve të fushës në mënyrë që ta kalojmë bashkërisht këtë sfidë që ka prekur gjithë botën. Vendose maskën, mbaje distancën në mënyrë që ta ruajmë veten dhe të tjerët”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së…