Limaj: Sala dhe Hamit Jashari, figura të rralla të kombit tonë

06 mars 2024 | 12:09

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në zbulimin e bustëve të heronjve Sala dhe Hamit Jashari në Prekaz.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se Sala dhe Hamit Jashari janë figura të rralla të kombit shqiptar.

“Tringa e Prekazit nëna Salë e baca Hamit janë figurat e rralla të kombit tonë, janë dëshmia më e mirë që prindërit tanë ishin edhe bashkëluftëtarët tanë e që në rrethanat më të vështira unë kam pasur fatin dhe nderin që të ha bukën e nënës Salë e të qëndrojë në kullë e bacës Hamit. Në Prekazin e lavdisë e në marsin historik u bë zbulimi i bustëve të heronjve, Sala e Hamit Jashari, dy prindërve që luftuan për liri e atdhe, e për të cilët sot e gjithnjë do të jenë krenarë djemtë e tyre gjeneralët, Jashari, Sahit dhe Musa Jashari, e bashkë me ta edhe të gjithë ne. Lavdi jetës dhe veprës së nënës Salë e bacës Hamit”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorët e shtetit spanjoll kanë akuzuar trajnerin e Real Madridit,…