Ancelotti akuzohet për mashtrim, rrezikon të dënohet me burg

06 mars 2024 | 12:03

Prokurorët e shtetit spanjoll kanë akuzuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, për mashtrim të dyshuar tatimor, duke pretenduar se ai ka fshehur një pjesë të të ardhurave të tij gjatë periudhës 2014-2015 kur ishte trajner i Realit.

Prokurorët thanë në një deklaratë të mërkurën se tekniku po akuzohet për dy llogari të mashtrimit tatimor që do të dënohen me katër vjet e nëntë muaj burg. Dyshohet se italiani ka fshehur 1 milionë euro gjatë kohës 2014-2015.

Prokurorët pretendojnë se gjatë asaj periudhe italiani ka deklaruar vetëm të ardhurat që ka marrë nga Real Madrid dhe nuk ka deklaruar të ardhura nga të drejtat e imazhit.

64-vjeçari Ancelotti ishte trajner i Realit nga periudha 2013-2015 përpara se t’i bashkohej klubit në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj ftesës që…