Limaj shkon për ngushëllime në familjen Buja

19 janar 2021 | 15:39

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkuar në ngushëllime në familjen Buja, me rastin e kalimit në amshim të babait të Ramë dhe Shukri Bujës.

Limaj ka thënë se familja Buja ka dhënë kontribut të madh për Kosovën dhe atë në të gjitha fazat.

“Sot me bashkëpunëtorë ishim te familja e nderuar Buja në Lipjan, për t’i shprehur ngushëllime familjarëve e miqve tanë për ikjen nga kjo jetë të atdhetarit e veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Gani Buja. I ndjeri dhe në përgjithësi familja Buja ka dhënë kontribut të madh për vendin në etapa të ndryshme. Lavdi i qoftë jetës dhe veprës së bacës Gani!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 1 person, sittingImage may contain: one or more people and people sittingImage may contain: one or more people, people standing and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj…