Limaj sot nominohet për kryeministër

12 shtator 2019 | 08:50

Koalicioni Nisma-AKR-PD, do ta nominojë sot edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të mbajë Konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga ora 18:00.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar të gjithë përfaqësuesit…