Limaj takon strukturat e Nismës në Suharekë, kërkon angazhim maksimal për zgjedhjet lokale

21 qershor 2021 | 19:59

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me strukturat e reja të degëve të partisë, ku sot ka qëndruar në Suharekë, më ç’rast është pritur nga kryetarja e degës, Jehona Rrafshi-Lumi dhe anëtarë tjerë të strukturës drejtuese në këtë komunë.

Limaj, gjatë këtij takimi i ka informuar socialdemokratët në Suharekë lidhur më zhvillimet e fundit politike në vend, dhe me theks të veçantë kanë bashkëbiseduar për të gjitha veprimet përgatitore që dega jonë në Suharekë ka ndërmarrë rreth procesit të zgjedhjeve lokale 2021.

Limaj ka kërkuar nga dega e Nismës në Suharekë që të angazhohen maksimalisht për këtë proces zgjedhor, si dhe të finalizojnë sa më parë listën e kandidatëve për asamble komunale, me kandidatë të dëshmuar e profesionist, në mënyrë që pas zgjedhjeve të tetorit zëri i socialdemokratëve të jetë sa më afër qytetarëve dhe sa më i fuqishëm në asamble dhe në qeverisjen lokale të Suharekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda dhe Austria janë dy kombëtarët që e kanë siguruar…