Limaj: Të jemi unikë për veriun

25 shtator 2021 | 20:10

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me situatën dhe zhvillimet në veri të vendit.

“Me vëmendje po përcjell zhvillimet tash e disa ditë në veri të vendit. Ku serbët lokalë të direktuar nga Beogradi zyrtar po mbajnë të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak dhe po nxisin tensione. U shprehi mirënjohjen time djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës”, ka thënë Limaj në një deklaratë për media.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen e tij të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

“I bëj thirrje të gjithëve që të jemi unik në këtë temë dhe secili të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të mëtejmë të situatës. Po ashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë”, ka thënë Fatmir Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka reaguar…