Limaj uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

04 korrik 2020 | 11:04

Kryetari i Nismës Socialdemokrat, Fatmir Limaj, ka uruar ShBA-të  për Ditën e Pavarësisë.

“Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate shpreh urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan. Ne do t’u mbetemi përgjithmonë mirënjohes atyre për ndihmën e dhënë nëpër etapat në të cilat ka kaluar vendi”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Kosova është ndër shtetet me proamerikane dhe “synimi ynë është promovomi i vlerave të cilat janë të mishëruara të populli amerikan”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar SHBA-të për ditën…