Limaj: Vdekja e Nexhmije Pagarushës, humbje e madhe

07 shkurt 2020 | 12:20

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe.

“Paska ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha! Vdekja e saj padyshim që është humbje e madhe, por këngët e saj do të jenë të pavdekshme.

Nexhmije Pagarusha për dekada të tëra kultivoi këngë të mirëfillta shqiptare, të cilat dëgjoheshin me endje në çdo familje”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.

Limaj, ka thënë se Nexhmije Pagarusha përveç në fushën e artit dhe kulturës, ajo dha kontribut të madh edhe në emancipimin e femrës shqiptare.

“Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Nexhmijen! U prehsh në paqe bilbil”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se me shumë…