Limaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka trasuan rrugën e lirisë së Kosovës

17 janar 2019 | 11:28

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar veprimtarët e hershëm të lëvizjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, me rastin e 37-vjetorit të rënies së tyre.

Limaj ka thënë se këtë veprimtar kanë trasuar rrugën e lirisë së Kosovës.

“Në 37- vjetorin e rënies përkujtojmë veprimtarët e hershëm të lëvizjes tonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës. Ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.
Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

“Në 37- vjetorin e rënies përkujtojmë veprimtarët e hershëm të lëvizjes tonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe…

Gepostet von NISMA Socialdemokrate am Donnerstag, 17. Januar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova është në orbitën e Milanit. Ky është lajmi…