Limaj viziton familjen e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu, në 21-vjetorin e rënies së Bahriut

07 maj 2019 | 22:09

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi dhe deputeti Haxhi Shala kanë vizituar familjen e heronjve të Kombit, Fahri e Bahri Fazliu në 21-vjetorin e rënies se Bahriut.

Limaj ka vlerësuar lartë kontributin e Bahriut, dhe familjes Fazliu në përgjithësi.

Kryetari Limaj ka thënë se Bahri Fazliu ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare.

“Heronjtë si Bahri Fazliu dhe dëshmorët tjerë të UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Bahriun dhe dëshmorët e Kombit”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorit Bahri…