 
                    Limaj viziton familjen Haradinaj në Gllogjan
                17 qershor 2018
                |  14:47
            
        Zëvendëskryeministri, njëherësh lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Gllogjan për ngushëllime në familjen Haradinaj, me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinajt.
“Në familjen e kryeministrit Haradinaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi!. Ramushit, Dautit dhe gjithë familjes Haradinaj u shprehëm ngushëllime për vdekjen e Bacës Hilmi. Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Hilmi! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuoi e dha gjithçka”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.


/Epoka e re/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        