Limaj viziton një familje në veri të Kosovës
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, kanë vizituar familjen Avdyli, e cila jeton në veri të Kosovës.
Limaj ka thënë se Kosova si tërësi mund të rregullohet e fuqizohet vetëm falë një angazhimi të përbashkët nacional.
“Bashkë me ministrin Reçica sot ishim për vizitë në familjen e nderuar Avdyli, nga Mitrovica, banorë të pjesës Veriore, me të cilët diskutuam për sfidat dhe preokupimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët tanë aty. Familjen Avdyli e falënderova për pritjen dhe vullnetin e treguar për të mbështetur kauzën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Kosova si tërësi mund të rregullohet e fuqizohet vetëm falë një angazhimi të përbashkët nacional”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.







