Limaj zotohet se Qeveria do të krijojë lehtësira për bizneset në Kosovë

18 dhjetor 19:32

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka vendosur si prioritet stimulimin dhe mbështetjen e bizneseve vendore.
Ai ka thënë se sinjalet tashmë janë dhënë dhe ky është vetëm fillimi.

Limaj ka thënë se promotor i zhvillimit dhe krijimit të mirëqenies është ekonomia dhe iniciativa e lirë e private.
“Ne jemi të interesuar qe percepsionin ndaj ndërmarrësit ta ndryshojmë në Kosovë. Ne duam ndërtimin e partneritetit me ndërmarrësit. Si qeveri ju siguroj se do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të krijuar lehtësira që bizneset në Kosovë të punojnë pa penguar dhe të stimulohet”, ka thënë Limaj në një vjetorin e Odës së Afarizimit të Kosovës.

Ai ka thënë se në tregun e Kosovës më nuk do të mund të futën produkte pa u kontrolluar.

Limaj është zotuar se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë diskriminimin e ekonomisë se Kosovës nga vendet tjera. Kosova, sipas tij, do të sillet në mënyre reciproke me vendet veprimet e vendeve fqinjë.

“Ne do t’iu qëndrojmë prapa, nëse respektoni ligjin”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Sebastian Kurz…