Hoxhaj uron kancelarin e ri të Austrisë, Sebastian Kurz

18 dhjetor 2017 | 19:31

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Sebastian Kurz për pozitën e Kancelarit të Austrisë, të cilën e mori sot zyrtarisht.
Në një postim në profilin e vet në “Twitter”, Hoxhaj i uroi suksese Kurzit dhe qeverisë së re austriake, duke theksuar interesimin e Kosovës për bashkëpunimet e radhës mes dy vendeve, dhe mbështetjen e mëtejshme të Austrisë për Kosovën.

“Urime miku im, Sebastian Kurz për emërimin Kancelar i Austrisë. Ju uroj shumë suksese me qeverinë e re të sapo emëruar. Pres me padurim bashkëpunimet tona të radhës ndër shtetërore dhe vazhdimin e mbështetjes së Austrisë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndërkohë, Kurz e ka falënderuar Hoxhajn për urimin, po ashtu përmes llogarisë të tij në “Twitter”

Sebastian Kurz, 31 vjeçar, është bërë lideri më i ri qeveritar në Evropë, pasi shënoi fitore bindëse në zgjedhjet që u mbajtën në vjeshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Samsung Galaxy S9” do të lansohet së shpejti. Sipas “Bloomberg”,…