“Limak”-u fillon investimet në Shkup

28 shtator 2018 | 12:52

Kompania “Limak” e cila menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar zyrtarisht realizimin e projektit që parasheh ndërtimin e një kompleksi biznesor banimi dhe rruge nëntokësore në Shkup.

Projekti i cili kap shifrën prej 250 milionë dollarësh, parashihet të realizohet brenda 40 muajve të ardhshëm dhe përfshin një kompleks biznesor, qendër tregtare, hotel dhe hapësira parkingu.

“Ky është projekti ynë i parë në Maqedoni, një vend në të cilin ndihemi si në shtëpi. Ne jemi gjithmonë në kërkim të mundësive për të investuar këtu, sepse ne besojmë në fuqinë punëtore të kualifikuar dhe trendet ekonomike”, ka thënë me këtë rast Serdar Bacaksiz, anëtar bordi i kompanisë “Limak”.

“Limak” planifikon ndërtimin e rrugës nëntokësore për 22 muaj, ndërkaq i gjithë kompleksi do të ndërtohet për 40 muaj.

Projekti do të ndërtohet me standarde të larta dhe do t’i përshtatet Muzeut të Qytetit në Shkup.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…