Limani: Trajneri ishte çelësi i fitores

17 shtator 2020 | 23:16

Njëri nga golashënuesit e Dritës në fitoren ndaj Sileksit ishte edhe kapiteni Ardian Limani, i cili pas ndeshjes dha disa komente, duke lavdëruar trajnerin Ardijan Nuhiu.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, kishim vështirësi në pjesën e parë dhe nuk gjetëm lojën tonë. Mendoj që në pjesën e dytë dominuam takimin dhe për këtë jam i lumtur”, ka thënë Limani, përcjell

“Trajneri na kishte treguar secilin detaj për kundërshtarin dhe e kishim më të lehtë qasjen në këtë takim, andaj mendoj se ky ishte edhe çelësi për suksesin”, shtoi kapiteni i Dritës. Limani shënonte në minutën e 80’ të takimit duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij, me vulën e fitores.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar klubin futbollistik nga…