Presidenti Thaçi për triumfin e Dritës: Hap historik për futbollin e Kosovës

17 shtator 2020 | 23:11

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar klubin futbollistik nga Gjilani, “Drita” për fitoren e radhës në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Thaçi ka shkruar se Drita ka treguar lojë të shkëlqyer kundër Sileksit. Ai e konsideron këtë hap historik për futbollin e Kosovës dhe Dritën.

Ky është postimi i tij:

Kampioni i Kosovës, “Drita”, pas një loje të shkëlqyer kundër “Sileksit” të Maqedonisë së Veriut sonte, kaloi në rrethin e tretë të Ligës së Evropës. Një hap historik për klubin nga Gjilani dhe për futbollin e Kosovës. HTH.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, e ka quajtur…