Lipjani në Superligë, Istogu në Ligën e Parë

27 prill 14:30

Lipjani është anëtari i ri i IP Superligës së Kosovës në basketboll. Pavarësisht disfatës së pësuar nga Kalaja në Prizren me rezultat 70:73, por falë fitores në ndeshjen e parë me pesë pikë epërsi (76:71), Lipjani është shpallur kampion i Ligës së Parë dhe e ka siguruar inkuadrimin në rangun më të lartë të basketbollit kosovar.

Ndërkaq Kalaja tani do të luaj në “play-out” kundër Boreas. Skuadra e Istogut e ka siguruar një vend në një rang më të lartë të garave. Istogu pavarësisht disfatës së përjetuar nga Don Bosko në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it të Ligës së Dytë të Meshkujve ka arritur të shpallet kampion, pasi që në ndeshjen e parë kishte triumfuar me 11 pikë epërsi (66:55), kurse në takimin e dytë ka përjetuar humbje me 8 pikë dallim (65:57).

Sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së, kampion  i Ligës së  Dytë të Meshkujve shpallet  ekipi,  i cili  në  njërën  ndeshje  shënon  fitore  me  më  shumë pikë, ose  pëson   humbje  me  më  pak  pikë se sa  që ka fituar  ndeshjen e parë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi lart…