Liria synon transferimin e ish-sulmuesit të Monacos dhe Evertonit

08 qershor 2023 | 14:31

Liria e Prizrenit duket se e ka marrë seriozisht kthimin në Superligën e Kosovës. Prizrenasit kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur, Lacina Traore.

Sipas raportimit të Indeksonline, Liria ka arritur marrëveshje me ish-partneri i Kylian Mbappes në sulmin e Monacos, Lacina Traore, i cili do të jetë vetëm përforcimi i parë për Lirinë.

“Jemi në bisedime edhe me shumë lojtarë cilësorë tjerë. Liria synon garat evropiane sezonin e ardhshëm”, ka thënë nënkryetari i klubit, Valon Osmani.

Lacina Traore ka qenë për disa vite emër i njohur në futbollin evropian. Sulmuesi afrikan ka qenë pjesë edhe e Premierligës Angleze si futbollist i Everton.

Edicionin e kaluar 33 vjeçari luante në Portugali te skuadra e Varzim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me…