Edhe pjesa e dytë ka nisur me lojë më të mirë nga ana e futbollisteve tona si dhe me humbje të rasteve. Por, kur po zhvillohej minuta e 87-të erdhi goli i shumëpritur. Një gjuajtje nga këndi i majtë i portës mysafire, të cilën e ekzekutojë Donjeta Halilaj, kurse brenda zonës më së miri u gjend Liridonë Syla, e cila shënoi për rezultatin 0:1 dhe kështu Kosova shënoi fitoren e parë në kualifikimet për Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023”.

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse:
Ishte një ndeshje shumë më e vështirë se sa e kemi pritur. Si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë shpërdoruam shumë raste. Armenet u treguan shumë të forta dhe të vështira për t’u mundur. Megjithatë në fund vajzat arritën të shënojnë dhe të fitojmë tri pikë që janë shumë të vlefshme për neve në vazhdimin e kualifikimeve.

Liridonë Syla, futbolliste:

Luajtëm mirë, krijuam shumë raste por para portës nuk u treguam të vëmendshme dhe nuk konkretizuam rastet. Jam e lumtur që shënova dhe i sigurova fitoren Kosovës, e golin e fitores veç Kosovës ia dedikoi edhe babait tim të ndjerë.

Armenia – Kosova 0:1 (0:0)

Stadiumi “ Vazgen Sargsyan” Yerevan
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë:Viola Raudzina, Diana Vanga, Marita Vitola e Laura Treimane(LAV-Letoni)
Shënues: Liridonë Syla (87).
K.V.: Ghazaryan e Armeni – Hisenaj e Kosova.
Armenia: Avesyan, Dallakyan, Sarkisian(Kapetzan), A.Avezsan(Aghabian) Ghukasyan, Dolmotova(Astryan), Artin, Yermillon. Aleksanzan, Sakhinova, Ghazaryan(Pizlova) e Klimova.
Kosova: Koleeci, Misini, Hisenaj, Syla, Grajçevci(Avduli), Kryeziu,Memeti, Halilaj, Shala(Limani), Biçkaj(Rexhepi) e Reçica(Musaj).