Lirohen 12 zyrtarët e ATK-së të arrestuar për përfshirje në mashtrime

11 janar 2024 | 17:44

Zyrtarët e ATK-së  të arrestuar gjatë aksionit të së martës nga Krimet Ekonomike, kanë dalë sot para Gjykatës, ku është mbajtur seanca dëgjimore.

12 të ndaluarit janë liruar dhe ndaj tyre është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit dhe është caktuar një masë alternative.

Trupi gjykues ka vendosur që ndaj tyre të caktojë masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, raporton Gazeta Sinjali.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se “zyrtarët tatimorë të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren, ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë eurove, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B. ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale – dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, dhe – shmangie nga tatimi, dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së së zbritshme në shumën 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është liruar  pronari i hotelit “Lake Side”, Feim Pulaj. Lajmin…