Lirohen hapësirat publike në kryeqytet

18 korrik 2018 | 14:54

Komuna e Prishtinës ka bërë largimin e disa tarracave pa leje të disa lokaleve afariste në kryeqytet.

“Disa lokale nëpër pjesë të ndryshme të qytetit, kishin zënë hapësirën publike me tarraca, edhe pse Komuna nuk i kishte lejuar për një gjë të tillë. Për më tepër, ka raste që edhe e kanë dëmtuar gjelbërimin. As pas urdhëresave të inspektorëve, palët nuk i kishin larguar tarracat. Kësisoj, dje ka filluar aksioni i inspektorëve të rendit komunal për largimin e tarracave pa leje, duke i liruar kështu hapësirat publike si nëpër plato e sheshe, ashtu edhe nëpër pjesët ku është dëmtuar gjelbërimi”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Thiago Alcantara mund të rikthehet sërish në Barcelonë, pasi…