Lirohen hapësirat publike të uzurpuara në kryeqytet

17 maj 2023 | 13:31

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka liruar hapësirën publike në afërsi të stacionit të trenit në kryeqytet e cila shfrytëzohej ilagalisht nga shitës të materialeve të ndryshme ndërtimore.

Në përfundim të procesit të lirimit, hapësirat e liruara (rreth gjysmë hektari) i ka vizituar edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Kryetari Rama ka përgëzuar punën e Drejtorisë së Inspektoratit si dhe ofroi mbështetjen e tij të plotë për punën e jashtëzakonshme të inspektoratit.

U bë me dije se kjo hapësirë në të ardhmen do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbër dhe atraktive për banorët e kryeqytetit që jetojnë në atë zonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e…