Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së, reagon PD-ja

15 nëntor 2018 | 16:52

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu dy ish-deputetët e Partisë Socialiste (PS), Arben Ndoka dhe Arben Çuko, duke i ndryshuar masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Ish-deputetët janë arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”. Arben Çuko akuzohet për korrupsion pasiv kur ka qenë drejtor i burgjeve. Ndërsa, Astrit Avdyli, i cili bërtiti “Rroftë Partia Socialiste” në sallën e gjyqit është lënë në burg.

“Arrest shtëpie” i është caktuar nga Apeli edhe për Zef Lazrin.

Ndaj këtij vendimi të Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, ka reaguar Partia Demokratike (PD), e cila drejtohet nga Lulzim Basha, duke e cilësuar këtë vendim politik dhe të ndikuar nga kryeministri Edi Rama.

“Lirimi nga burgu i dy ish-deputetëve të PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nuk është një vendim i drejtësisë së pavarur, por është vendim politik i Edi Ramës! Kjo është e njëjta skemë që Edi Rama përdori me Saimir Tahirin për të mashtruar partnerët: i arreston me bujë dhe i liron e ju mbyll dosjet në heshtje”, është thënë në reagimin e PD-së .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletja dhe kampionia botërore e fitnesit, Getta Beqa, ka udhëtuar…