Getta Beqa përfaqëson Kosovën në Pekin

15 nëntor 2018 | 16:52

Atletja dhe kampionia botërore e fitnesit, Getta Beqa, ka udhëtuar për në Pekin të Kinës, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Fitnesit, i cili do të mbahet më 17-19 nëntor. Ajo do të garojë në kategorinë “Wellnes Fitness”, ku synon vendin e parë dhe rrëmbimin e kupës.

Pas suksesit që atletja pati në Madrid, ku arriti ta marrë vendin e parë, në garën e fitnesit “IFBB ELITE PRO” në kategorinë “Wellness Fitness”, ku paraqitja, imazhi dhe suksesi i saj ndërkombëtar ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë mënjanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës, Beqa synon një sukses të ngjashëm, ta ketë edhe në Kampionatin Botëror të Fitnesit, i cili do të mbahet në Kinë. Megjithëse jo rrallëherë i ka munguar përkrahja institucionale, atletja Getta Beqa nuk heziton aspak ta promovojë vendin e vet në botë dhe në shtetet të cilat ende s’e kanë njohur Kosovën, si në rastin e Spanjës ku me të marrë çmimin e parë, ajo ka ngritur flamurin e Kosovës në qendrën e Madridit.

Po ashtu, edhe në rastin e Kinës, ku ajo do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Fitnesit dhe do ta përfaqësojë Kosovën, në një shtet i cili nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit, nga vjen edhe vetë atletja e Kosovës, Getta Beqa. Por për të qenë sa më në formë dhe e përgatitur për garat në fitnes, atletja Getta Beqa gjatë këtij viti përgatitjet i ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vitin e kaluar, Getta Beqa, arriti të dalë e para në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja e Kosovës të marrë edhe oferta të ndryshme për të stërvitur sportistë anembanë globit.

Këto janë çmimet që atletja Getta Beqa i ka fituar gjatë vitit të kaluar: “World Champion, “European Champion”, “World Wellness”, “Overall Wellness”, “Wellness Arnold Clasik Europe”, “Wellness Diamond Cup”, “Overall Diamond Cup”.

/Epoka e re/ 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gati dy javësh në detyrë, ka dhënë dorëheqjen zëvendësministri…