Lirohen nga pagesat shëndetësore qytetarët e prekur me Covid-19 në Kamenicë

03 dhjetor 2020 | 20:55

Komuna e Kamenicës ka marrë vendim që qytetarët e prekur me Covid-19, të lirohen nga të gjitha pagesat ne institucionet shëndetësore.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se një vendim i tillë është marrë për të mos ua rënduar edhe më shumë barrën qytetarëve, pasi që sipas tij, situata me pandeminë ka ndikuar edhe tek ekonomitë familjare.

“Tani e tutje qytetarët e prekur me #Covid-19 lirohen nga të gjitha pagesat në institucionet shëndetësore. Situata me pandeminë ka ndikuar dukshëm edhe tek ekonomitë familjare dhe me këto pagesa, nuk mund t’ua rëndojmë më tepër këtë barrë”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në luftë me valën e dytë të COVID-19, spitalet italiane…