Lirohen vëllezërit Ramadani e Kiçina

29 dhjetor 16:06

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë me dije se janë liruar nga burgu vëllezërit Ramadani e Kiçina.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë lajm të gjithë e kanë pritur. “Erdhi lajmi: U liruan vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiçina. Të gjithë e kemi pritur”, ka shkruar Zeka.

Mediet kanë raportuar se presidenti Hashim Thaçi së fundmi ka kërkuar nga Shërbimi Korrektues verifikimin e të dhënave për disa të burgosur ku përfshihen edhe tre të dënuarit për rastin Hajra.

Në listën e të burgosurve për të cilët presidenti ka kërkuar informacione për falje janë Burim dhe Arsim Ramadani dhe Arben Kiçina.

Burim e Arsim Ramadani dhe Arben, Blerim e Jeton Kiqina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…