Pas dy orë i shoqëruar në policinë serbe, lirohet Naser Kelmendi

20 shkurt 2021 | 15:58

Policia Serbe, ka liruar dy orë pas shoqërimit biznesmenin shqiptar, Naser Kelmendin.

Shoqërimi i tij është realizuar nga një patrullë policie në qytetin Loznica të Serbisë. “Ora News”, mëson se Naser Kelmendi është mbajtur i shoqëruar në rajonin e policisë për një periudhë kohe prej dy orësh, duke u marrë në pyetje mbi qëllimin e vizitës së tij në këtë qytet.

Pas përfundimit të procedurave formale në rajonin e policisë, mësohet se Naser Kelmendi, është lënë i lirë nga autoritet e policisë serbe.

Naser Kelmendi, me origjinë kosovare dhe me nënshtetësi të Bosnjë-Hercegovinës, biznesmen dhe i përfshirë në politikën e shumë vendeve në rajon, është shpallur “non grata” nga ish presidenti i SHBA, Barack Obama.

Përkrah emrit të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah, Kelmendi llogaritet si personi më i rrezikshëm në Evropë për interesat amerikanë. Banka Federale e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar ngrirjen e të gjitha aseteve të tij në Mal të Zi.

Kërkesa është dërguar përmes Interpolit, ndërsa vendimin formal për fillimin e ngrirjes do ta sjellë komisioni i Bashkimit Evropian.

Për Malin e Zi, Kelmendi ka thënë vetë se e konsideron si atdhe të dytë. Ai nuk e ka fshehur se ka ndihmuar financiarisht referendumin për pavarësinë e këtij vendi në vitin 2006.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në të njëjtën skuadër? Kjo…