Lirohet nga burgu kroat ‘kasapi’ serb

28 mars 2020 | 23:17

Dragan Vasilković, i njohur si ‘Kapetan Dragani’ pas 13 vjetësh burgim është lëshuar nga burgu Lepoglava në Kroaci, ku kryente dënimin. Gjëja e parë që bëri, ‘Kapiteni’ serb pasi hyri në teritorin e Serbisë u gjunjëzua dhe puthi tokën serbe.

Siq bëjnë të dituar mediat kroate, Dragan Vasiljkovic, i njohur si Kapiten Dragani, u la i lirë nga burgu i Lepoglava herët në mëngjesin e së shtunës e i cili më vonë u dëbua nga Kroacia.

Në orët e para të mëngjesit, Vasiljkoviç u mor nga oficerët e policisë në Lepoglava, të cilët e transferuan në vendkalimin kufitar Bajakovë, ku ai u dëbua nga Kroacia rreth orës 9.30 të mëngjesit, në bazë të një ndalimi 20-vjeçar të hyrjes dhe qëndrimit në BE.

Ai vuajti dënimin me burg të plotë në Lepoglava, pas së cilës u lirua dhe u dëbua nga Kroacia këtë mëngjes, ka konfirmuar Ministria Kroate e Drejtësisë.

Vasiljkoviç u la i lirë nga Lepoglava këtë mëngjes pasi vuajti një dënim të plotë prej 13.5 vjet për krime lufte. Vasiljkoviç gjithashtu mori një vendim që ndalon hyrjen në vendet e BE për 20 vjet.

Ai kishte kryer krime që janë dëshmuar në qytetin Knin dhe Glina gjatë luftës. Ai kishte torturuar, keqtrajtuar dhe vrarë anëtarë të robërve të luftës së ushtrisë dhe policisë kroate në e burgun e kalasë së Knin.

Ai gjithashtu në vitin 1991 në qytetin Glina, në koordinim me një komandant të një njësiti tankesh të Armatës Jugosllave kishte planifikuar sulmin ndaj stacionit të policisë dhe paralagjes Jukinca, fshatit Vidusevac si dhe pushtimin e tyre. Gjatë operacionit janë vrarë e plagosur popullatë civile, e njëri prej tyre ishte një gazetar i huaj.

Ai ishte arrestuar në Australi në vitin 2010 pas një periudhe arratie e kërkimi dhe ishte ekstraduar në Kroaci për gjykim. Kapetan Dragani përpos nënshtetësisë serbe ka edhe atë të Australisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora…