Lisi zë dy persona në Prishtinë, njëri vdes, tjetri në gjendje të rëndë

06 qershor 2022 | 16:01

Një person ka mbetur i vdekur para pak qastesh si pasojë e rrëzimit të një lisi në Prishtinë.

Sipas policisë së Kosovës, era e fuqishme ka rrëzuar një lis, i cili ka zënë dy kalimtar.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka konfirmuar se njëri nga dy personat që i ka zënë lisi, ka vdekur.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, sipas raportimit të “Kosovapress” dy personat dyshohet se janë burrë e grua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ferizajt ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me…