Lista e pritjes në Klinikën e Gastroenterologjisë reduktohet dukshëm

25 maj 2022 | 13:01

Në Klinikën e Gastroenterologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacientët nuk presin gjatë më për të marrë shërbime mjekësore specifike.

Lista e pritjes është reduktuar dukshëm.

Për ta kryer një gastroskopi ose kolonoskopi në rastet jo urgjente, një qytetarit i duhet të presë një muaj, në situata të rralla deri në dy muaj, varësisht nga indikacioni dhe përcjellja endoskopike.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë kryer 497 gastroskopi dhe 350 kolonoskopi, bën të ditur raporti i punës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ankuesi shtetas i Kosovës me banim në Gjilan ka deklaruar…