Lista Serbe kundërshton kryetarët e veriut, i jep ultimatum Qeverisë së Kosovës

19 maj 2023 | 12:55

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për media të premten, ka thënë se me dhënien e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, “filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.

Simiq i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

Ai shtoi se nëse kjo vazhdon, “përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”, tha Simiq duke mos cekur se cilat janë këto mjete.

Simiq ka thënë se si parti, kanë arritur të ruajnë qetësinë dhe të frenojnë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të një “kryetari të rremë”.

Reagimi i Listës Serbe vjen pasi Atiq, më 19 maj u betua para Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar. Atiq fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mes të muajit qershor, qeveritë e Kosovës dhe të…