Lista Serbe ndërron vendet në Kuvend

30 mars 2018 | 10:33

Deputetët e Listës Serbe kanë ndërruar vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Më parë deputetët e kësaj partie ishin ulur tek ulëset në mes të Kuvendit, vend ku janë të vendosura partitë e koalicionit qeverisës.

Në seancën që pritet të fillojë nga ora 11:00 ata janë ulur në anën e majtë të Kuvendit, tek ulëset ku qëndrojnë deputetët e opozitës, konkretisht ata të LDK-së.

Ky veprim i kësaj liste ka ardhur pas vendimit për largim nga Qeveria e Kosovës.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të kompetencave kushtetuese, si kryeministër i Republikës së…