Liverpooli fiton me rikthim ndaj Leicester Cityt falë golave të Salah

30 dhjetor 2017 | 18:57

Liverpooli ka fituar me vështirësi në shtëpi ndaj Leicester Cityt me rezultat të ngushtë 2-1.

Redsat kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke arritur të shënojnë një fitore shumë të vlefshme në shtëpi ndaj Leicesterit.

Ndeshja nisi me një gol të shpejt të mysafirëve, të cilët befasuan Liverpoolin në minutën e tretë me anë të Jamie Vardyt, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Riyad Mahrez.

Pas këtij goli, skuadra e Jurgen Kloppit u hodh në sulm duke krijuar raste me anë të Mohamed Salah (7′, 21′) dhe Sadio Mane (19′), por fati nuk ishte me ta dhe shkuan në disavantazh në pushim.

Në pjesën dytë, vendasit arritën të gjejnë shpejt golin e barazimit, pasi në minutën e 52-të ishte i përhershmi Salah, i cili shënoi një gol të bukur për 1-1, por më parë u shërbye në mënyre perfekte nga Mane.

Liverpooli pati raste të mira edhe në minutat 59′ dhe 66′ me Salah dhe Mane, por nuk patën fat dhe u desh të presin minutën e 76-të për të gjetur golin e epërsisë.

Ishte përsëri Salah, i cili shënoi për 2-1 pas asistimit të James Milner dhe ky goli jetë goli i fitores dhe rezultati përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Liverpooli mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë, ndërsa Leicesteri në vendin e nëntë me 27 pikë.

Në ndeshje e ardhshme, Redsat udhëtojnë te Burnley, ndërsa Dhelprat e presin Huddersfieldin në shtëpi. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka fituar me rezultat 5-0 në Ligën Premier ndaj…