Liverpooli në shitje

07 nëntor 2022 | 16:18

Pronarët e skuadrës angleze Liverpooli, Fenway Sports Group janë të gatshëm të heqin dorë nga pjesa më e madhe e aksioneve.

Ata janë të gatshëm të negociojnë me blerësit potencial dhe janë të hapur për të dëgjuar të gjitha ofertat.

12 vjet më parë ata i blenë të kuqtë nga “Anfiled Road” për 300 milion euro, ndërsa tani po kërkojnë 4 miliard euro për ta shitur Liverpoolin.

Ndryshe gjatë kësaj periudhe sa kanë qenë në krye dyshja Tom Hicks dhe George Gillett, Liverpool kanë qenë mjaftë të suksesshëm duke fituar pothuajse çdo trofe në futbollin anglez dhe atë evropian.

Ndërkohë me pronar të ri është bërë skuadra tjetër angleze Chelsea që u shit për 4.25 miliard euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është “non-stop” në komunikim…