Liverpooli tregon forcën e kampionit ndaj Leicesterit

22 nëntor 2020 | 22:16

Skuadra e Liverpoolit edhe pse me shumë mungesa tregoi të gjithë potencialin që zotëron dhe mposhti 3-0 në “Anfield”, Leicester Cityn që ndodhej në krye të Premier League deri ditën e djeshme.

Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të. Goditje këndi për “The Reds” dhe autogol i mbrojtësit Evans. Vendasit nuk u ndalën dhe dyfishuan rezultatin një minutë para fundit të pjesës së parë.

Kros i bukur i skocezit Robertson dhe finalizim me kokë po kaq i bukur i Diego Jota (goli i katërt në kampionat për portugezin). Trefishimi erdhi në minutën e 86-të. Roberto Firminho shfrytëzoi një këndore dhe u zhyt bukur me kokë, duke vulosur triumfin e Liverpool, që është ngjitur në vend të parë me 20 pikë, po aq sa numëron edhe Tottenham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar komune në…