Lladrovci: 28 Nëntorin e krijoi Zoti për shqiptarët

28 nëntor 2018 | 12:21

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga drejtorët dhe asamblistët e kësaj komune si dhe nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë bërë homazhe pranë shtatores se heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe në Marinë.

Me këtë rast Lladrovci ka thënë se këtë datë të madhe, 28 Nëntor, Zoti e ka krijuar dhe ruajtur për shqiptarët.

Ne jemi krenar me zbatimin e amanetit të dëshmorëve për ndërtimin e shtetit ku sundon ligji, mirëqenia dhe siguria. Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë. Urime 28 Nëntori!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Gëzuar 28 Nëntori!

Këtë datë të madhe, 28 Nëntor, Zoti e krijoi dhe ruajti për neve, shqiptarët. Në këtë ditë u kthye kryezoti Skënderbe në Krujë, Ismail Qemali ngriti Flamurin në Vlorë duke shpallur pavarësinë, Bacit Shaban në këtë ditë, iu shtue familja me një djalë, Ademin që do të bëhet Komandanti ynë legjendar. Po ashtu, në këtë ditë, ushtria jonë e lavdishme, UÇK, rikonfirmoi praninë e saj, deri në çlirim.

Sot, së bashku me asamblistë e drejtorë të komunës së Drenasit, nderuam me homazhe duke vënë kurora me lule në shesh, pranë shtatoreve të heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, me plisa në kokë. Kështu, nderuam të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë nga komuna jonë.

Nga sheshi “Fehmi Lladrovci”, u nisëm në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, vendosëm kurora me lule dhe pastaj u drejtuam në Prekazin legjendar, bashkë me birin e heroit tonë, Hamzës, kryetari Bekim Jashari, me bashkëpunëtorë, me 14 plisa bashkë me 14 plisa nga Drenasi, sajuam numrin 28, duke dëshmuar unitetin tonë, unitetin e Drenicës dhe Kosovës. Në mesin tonë, pos 28 plisave i patëm me vete edhe 11 shamia të kuqe, që bartin mesazhin e nëntorëve tanë krenar.

Ashtu, me 28 plisa në kokë dhe 11 shamia, u përkulëm me nderimin më të madh, para komandantit legjendar, Adem Jasharit, Hamzës, Bacës Shaban dhe Jasharëve tjerë, me zotimin se do të punojmë sa më shumë e sa më mirë që ata të jenë krenar me neve. Pas Prekazit, u nisëm të gjithë së bashku për Marinë, ku bëmë homazhe dhe vendosëm lule pranë 158 heronjve të UÇK-së, për të ecur pastaj Bekimi dhe unë, secili në komunën e vet, me asamblistë, drejtorë e qytetarët ku nderuam dëshmorët tanë në vendet ku ata janë varrosur.

Ne jemi krenar me zbatimin e amanetit të dëshmorëve për ndërtimin e shtetit ku sundon ligji, mirëqenia dhe siguria.

Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.

Urime 28 Nëntori! Fotografia e Ramiz LladrovciFotografia e Ramiz LladrovciFotografia e Ramiz LladrovciFotografia e Ramiz Lladrovci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Shqipërisë të mërkurën ka shënuar 106-vjetorin e shpalljes…