Lladrovci bën homazhe te varri i Shaban Polluzhës

21 shkurt 2019 | 14:45

Me rastin e përkujtimit të 74-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga nënkryetari Gani Sylaj dhe bashkëpunëtorët e tij në prani të pasardhësve të Shaban Polluzhës, ka bërë homazhe te varri i tij në fshatin Polluzhë të Drenasit dhe me këtë rast ka vendosur buqetë lulesh.

Shaban Polluzha ka lindur në Polluzhë të Drenasit më 1871. Mbiemrin e Polluzha e ka marrë sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fisit Kastrati.

Ai është rritur edhe edukuar në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Ishte edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë.

Shaban Polluzha ka rënë heroikisht më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Tërstenik kundër divizioneve të shumta ushtarake të Serbisë. Ai mbetet njëri ndër kolosët e historisë sonë kombëtare bashkë me një pjesë të luftëtarëve të tij dhe me trimin e njohur, Mehmet Gradica.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë…