Lladrovci falënderon pjesëmarrësit në iftarin e shtruar në shtëpinë e tij

08 prill 2024 | 22:32

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka organizuar iftar ku morën pjesë Valon Bequku, kryetar i Bashkësisë Islame në Drenas me bashkëpunëtorë, Bedri Hamza, Vlora Çitaku, Blerta Deliu, Azem Syla, fëmijë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, asamblistë të pozitës e opozitës në Kuvendin e Drenasit, drejtorë të departamenteve dhe shokë e miq të tij.

“Faleminderit që më keni nderuar me praninë Tuaj në këtë Iftar në Gllanasellë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Kam qenë i nderuar me praninë në Iftar të kryetarit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequkut me bashkëpunëtorë, fëmijë e familjarë të dëshmorëve, Bedri Hamza me drejtues të PDK-së, Daja, asamblistë të pozitës e opozitës, drejtorë të komunës, miq e shokë.

Uroj që agjërimi të jetë i pranueshëm për të gjithë agjëruesit, njëherësh, solidariteti, veprat e mira dhe përkushtimi për të pafuqishmit, të jenë të pranishme edhe pas muajit të Ramazanit, gjatë tërë vitit.

Faleminderit që më keni nderuar me praninë Tuaj në këtë Iftar në Gllanasellë!

https://www.facebook.com/share/p/fWVQ1tiY5LVvTfRQ/?mibextid=WC7FNe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Berisha, ka qenë një prej-ish konkurrentëve simpatikë të formatit…