Lladrovci gjatë vizitës zyrtare në Gjermani: Të përkushtuar të zgjerojmë bashkëpunimin

27 korrik 16:31

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjendet për vizitë zyrtare në Baden-Württemberg, ku ka takuar deputetin Tobias Wald, kryetarin e qytetit Engen, Johannes Moser si dhe biznesmenë të suksesshëm nga Kosova në Baden-Baden.

Z. Lladrovci ka shkruar pas takimit me z. Moser, kryetar i komunës Engen, se “bashkëpunimin e këmbimit të nxënësve dhe lëmin e arsimit, do të përpiqemi ta zgjerojmë edhe në fushat tjera, me interes të dyanshëm”.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Në vizitën zyrtare në Baden-Württemberg, së bashku me z. Imer Lladrovci, shef i Konsullatës në këtë shtet federal të Gjermanisë dhe z. Junik Tahiri, nënkryetar i Shoqatës Gjermano-Kosovare, patëm takim me z. Tobias Wald, deputet i landit Baden-Württemberg.

Bashkëpunimi i komunës tonë me landin Baden-Württemberg është i shkëlqyer në arsim me mundësi të thellimit edhe në fushat tjera veçanërisht në ekonomi.

Deputeti Wald, na konfirmoi angazhimin për thellimin e bashkëpunimit me interes të dyanshëm.
Pas takimit, patëm drekë pune me afaristët e suksesshëm nga Kosova këtu, z. Lulëzim Beqiri e z. Skender Azemi si dhe mikun e madh të Kosovës, Arndt Joosten, drejtues i Filarmonisë në Baden-Baden. Z. Joosten më njoftoi edhe me ambientet solemne ku u nënshkrua aderimi i Shqipërisë në NATO.

Takim shumë i mirë ishte takimi i zhvilluar sot me mikun tim, Johannes Moser, kryetarin e Engenit, që gjendet në mandatin e katërt tetëvjeçar në krye të komunës që nga viti 1996. Diskutuam për dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe sfidat e qeverisjes lokale. Bashkëpunimin e këmbimit të nxënësve dhe lëmin e arsimit, do të përpiqemi ta zgjerojmë edhe në fushat tjera, me interes të dyanshëm.
Po ashtu i bëra ftesë për ta vizituar komunën e Drenasit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka konfirmuar shifrat në rënie të…