Lladrovci: Jemi të përkushtuar t’i ndihmojë bizneset me qëllim të rritjes së punësimit

14 shkurt 2020 | 15:33

Në Drenas të premten ka filluar seanca informuese në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, projekt ky i cili financohet nga Qeveria gjermane dhe Komuna e Drenasit, ndërsa zbatohet nga organizata “Help Kosovo”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka përshëndetur të pranishmit dhe ka inkurajuar që të jenë aplikues në këtë projekt që komuna i ka dhënë mbështetje edhe financiare.

Lladrovci ka theksuar se Komuna e Drenasit është e përkushtuar t’i ndihmojë bizneset me qëllim të rritjes së punësimit dhe të vetëpunësimit, zhvillimit ekonomik, përkrahjes së të rinjve për idetë e tyre inovative.

Ndërsa përfaqësuesi i organizatës “Help Kosovo”, Gent Saraçi, ka informuar të pranishmit për formën e aplikimit për të fituar grantin.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, kurse format për aplikim janë marrë gjatë takimit informues, ndërsa ata të cilët nuk kanë mundur të marrin pjesë në këtë takim, takimi tjetër informues do të mbahet më 21 shkurt në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar nga ora 10:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po…