Lladrovci: Kam drejtuar makina të ndryshme, traktor e bager, por aeroplani është diçka tjetër

09 qershor 2021 | 13:19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një video ku shihet duke drejtuar një aeroplan.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kam drejtuar makina të ndryshme, traktor e bage, por aeroplani është diçka tjetër.

“Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e luftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër.
Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar.
Besimi qytetar më bën të parashikoj që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca. Kryetari sikur piloti i mirë, merr përsipër këto rreziqe dhe së bashku me të gjithë udhëtarët aterron shëndosh e mirë.
Po, për këtë, përgjegjësia është e plotë me veprime të sakta edhe gjatë pilotimit edhe gjatë qeverisjes. Nuk mjafton talenti që mëson shpejt e me ia fillue me grah aeroplanin. Përvoja e jep shijen për një opsion. Ky opsion i vetëm është rruga e drejtë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për gati 3 vite, një aplikacion i koduar që përdorej…