Lladrovci: Lajm i mirë për Drenasin, Ferronikeli vazhdon punën

20 gusht 2018 | 23:56

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka quajtur lajm të mirë për Drenasin dhe Kosovën vazhdimin e punës së gjigantit industrial, Ferronikelit.

Postimi i Lladrovcit në “Facebook”:

Lajm i mirë për Drenasin dhe Kosovën, Ferronikeli vazhdon punën Me rastin e rifillimit të punës së gjigandit metalurgjik Ferronikeli, falënderoj pronarin, z. Samir Mane i cili ka kryer të gjitha obligimet e pagesave të mbetura pas mbylljes së fabrikës nga pronarët e vjetër. Përgëzoj edhe për rifillimin e punimeve, ku sot në ora 3:45 të mëngjesit, është bërë shpimi i shkrirjes së xehes. Zotohem se do të jem bashkëpunues i zellshëm me Ferronikelin, sipas Ligjeve të aplikueshme në Kosovë, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen si dhe krijimin e vendeve të reja të punës ne sektorin privat. Urime dhe suksese Z. Mane!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka shënuar fitoren e dytë nga po aq ndeshje…