Liverpooli vazhdon me fitore në start të Premier Ligës

20 gusht 2018 | 23:52

Liverpooli ka shënuar fitoren e dytë nga po aq ndeshje në sezonin e ri të Premier Ligës.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti që të marrë tri pikë nga ndeshja me Crystal Palacen duke e mposhtur si mysafirë 0 me 2.

James Milner shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 45-të nga penaltia, teksa në fund shënoi Sadio Mane.

Nga minuta e 76-të, Crystal Palace luajti me një futbollist më pak pas ndëshkimit me të kuq të Wan-Bissakas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se…