Lladrovci lëshon urdhëresë për ndalimin e produkteve piroteknike

21 dhjetor 2020 | 16:07

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht sheshe, rrugë e hapësira tjera.

Sipas urdhëresës së lëshuar nga kryetari Lladrovci, ndalesa vlen për periudhën nga 21 dhjetori 2020 deri më 3 janar 2021.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumë prej 100 euro.

Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktoj përdorimi i tyre.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti edhe një herë ka ripërsëritur…