Lladrovci, lojtar i ri i Drenasit

30 janar 2020 | 12:01

Futbollisti Drilon Lladrovci ka nënshkruar për skuadrën e Drenasit, e cila bënë pjesë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

“Falënderoj kryesinë për besimin e dhënë si dhe bashkëlojtarët për mikpritjen. Ndihem i lumtur që më është dhënë mundësia të përfaqësoj klubin nga qyteti im, Drenasi, dhe premtoj se do të jap maksimumin që të përmbushim objektivat e klubit. Përpara Drenas!”, ka shkruar Lladrovci në profilin e vet në “Facebook”.

LLadrovci në sezonin vjeshtor ishte pjesë e Drenicës në Superligë, kurse me herët ka mbrojtur ngjyrat e Feronikelit dhe Flamurtarit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka organizuar dy punëtori të ndryshme tri…