Lladrovci pranon librin “Në tokën amë, Kosovë”

04 janar 2023 | 15:55

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka pritur përfaqësuesin e Bankës Ekonomike njësia në Drenas, Labinot Tahiraj, ku edhe ka pranuar librin “Në tokën amë, Kosovë”.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar Bankën Ekonomike për publikimin e këtij libri, i cili pasqyron tokën e Kosovës me bukuritë natyrore që ka vendi ynë dhe trashëgimia kulturore, ku ne këtë libër pasqyrohen bukuritë natyre e trashëgimit edhe të Drenasi.

Përfaqësuesi i Bankës Ekonomike, njësia në Drenas, Labinot Tahiraj, ka uruar kryetarin Lladrovci për vitin 2023.

Libri ka mbi 400 faqe e afro 500 fotografi nga të gjitha rajonet e Kosovës, ku shpalosen bukuritë përrallore të vendit tonë, së bashku me tregimet e thurura për to nëpër histori. Drenasi përfaqësohet me bukuritë natyrore të shkrepura nga fotografi, Albert Sinani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një…